Drenas, taksistit i vidhen 200 euro

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksisti në Drenas i janë vjedhur 200 euro, telefoni dhe dokumentet e tij personale.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditë e enjte, rreth orës 18:45.

“Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale. Nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme