Drenas, vdes një 5 vjeçar, dyshohet se një dritare ra mbi të

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në orën 21:00 në Drenas.

Një fëmijë 5 vjeçar ishte sjellë pa shenja jete në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Dyshohet se atij i kishte rënë përmbi një dritare.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Iliaz Kodra” në Drenas, me ç’rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij“.

Të ngjashme