Drenasi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2017

Drenas | 23 Maj 2017 | 16:12 | Nga

Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit e thirrur nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Për rend dite ishin 5 pika të cilat janë miratuar sipas renditjes. Pas shqyrtimit të propozim-vendimit për aprovimin e rishikimit të buxhetit të Komunës për vitin 2017, është miratuar me ndryshime pas propozimeve të dala nga anëtarët e Kuvendit.

Po ashtu, me ndryshime pas propozimeve të anëtarëve të Kuvendit është miratuar edhe propozim-vendimi për rialokimin e mjeteve nga kategoria ekonomike të shpenzimeve, mallra dhe shërbime (fondi burimor 10).

Me ndryshime është votuar edhe pika e tretë e rendit të ditës, propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve financiare nga mbetjet e projekteve kapitale.

Ndërsa, unanimisht janë votuar dy pikat e fundit të rendit të ditës, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave në emër të Komunës dhe të sipërmarrjes për mirëmbajtjen e pyjeve “Koritnik” e të cilave janë në territorin e Komunës së Drenasit dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm dhe fillimin e procedurës për shpronësimin e pjesëve të ngastrave kadastrale ne zonën kadastrale Drenas, Shtrubullovë dhe Çikatovë e Re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme