Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i cili në zgjedhjet e së dielës mori 12.58 për qind të votave, duke u radhitur i treti pas PDK dhe Nismës, ka bërë me dije se nuk do ta mbështesë asnjërin kandidat në balotazh.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai tha se nuk do t’iu sugjerojë as nuk do t’iu imponojë votuesve të tij se kë duhet ta votojnë më 18 dhjetor në balotazh.
Ai i ka bërë thirrje PDK-së të reflektojë dhe analizojë situatën pse nuk i fitoi zgjedhjet më 4 dhjetor.