Dreshaj: Paralajmërimet për luftë nuk sjellin asnjë dobi, i frikësojnë kompanitë të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 29 Pri 2024 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj, ka deklaruar se paralajmërimet e qeveritarëve për luftë, nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas Dreshajt, edhe pa këto deklarime Kosova ka një imazh të rrezikut dhe i frikëson investitorët e huaj.

“Përhapja e opinionit, në mediat globale, që në Kosovë mund të ketë luftë, nuk ja sjell asnjë dobi Kosovës. Kosova edhe pa këto deklarata, ka një imazh të vendit të konfliktit dhe të rrezikut të lartë politik, gjë që ka frikësuar shumë kompani të investojnë në Kosovë. Nuk është e dobishme qe tani ta ushqejmë edhe më tutje këtë përcepsion. Institucionet tona, duhet të japin mesazh të fuqishëm dhe të tregojnë se Kosova është vend i sigurt për investime dhe të bërit biznes”, ka shkruar ai.

Të ngjashme