Varianti i ri Omicron ka përfshirë 30 shtete në krejt botën dhe mundësit janë të mëdha që shumë shpejt të përhapet edhe në Kosovë, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.
Infektologu Dreshaj tutje, ai tha se pa marrë parasysh se a vijnë mërgimtarët në Kosovë ky variant do të përhapet edhe në Kosovë.
Sipas tij, ende nuk ka rezultatet konkrete nga mostrat që janë dërguar në Gjermani për testim.
“Variant i ri i virusit i quajtur Omicron, praktikisht ka përfshirë një pjesë më të madhe diku rreth 30 shtete e kanë evidentuar në botë. Karakterizohet për një përhapje më të shpejtë sesa varianti paraprak. Është herët që të thuhet se formën klinike që do ta ketë”.
“Sa i përket masave që Ministria duhet të ndërmarrë unë mendoj që komisioni i ekspertëve të dalë me rekomandime të reja. Pa marrë parasysh se a vijnë mërgimtarët në Kosovë virusi do të vije”.
“Të gjitha vendet e rajonit veç kanë filluar mu evidentuar. Mostrat tona kanë shkuar në gjermani për testim dhe ende nuk kemi rezultate”.
Sipas tij, spitalet kanë kapacitete për të përballua fluks të të infektuarve, raporton EO.
“Kapacitet e spitaleve janë të mjaftueshme për të përballuar fluks të njerëzve, dhe do të jemi të gatshëm ashtu siç i kemi përballuar ato valët tjera të virusit në Kosovë edhe këtë valë besoj do ta përballojmë me sukses”, tha Dreshaj.