Drita me lojë impresionuese, mposht Inter Turkun dhe kalon në fazën tjetër

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Drita është kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, pasi mposhti Inter Turkun.

“Intelektualët” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shënuan tre gola.

Fillimisht golin e parë e shënoi Marko Simonovski në fillim të pjesës së parë, derisa me këtë rezultat përfundoi kjo pjesë, transmeton Klankosova.tv.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy gola ‘express’, me Arbnor Mujën, në minutën e 49’ dhe 51’. Me këtë rezultat të thellë përfundoi ndeshja.

Pas kësaj fitore, Drita kalon në raundin e dytë të kualifikimeve.

Të ngjashme