“Dritani e liroi karrigen”, URA e Abazoviqit nuk synon postin e kryeministrit

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

URA e Dritan Abazoviq nuk synon ulësen e kryeministrit të Malit të Zi në zgjedhjet e reja.

Këtë e ka thënë vetë Abazoviq, i cili është kryeministër në detyrë aktualisht, pas takimit të liderëve të shumicës parlamentare.

Ai ka thekuar se askush nuk ka shprehur qëndrim negative lidhur me kandidaturën e Milodrag Lekiq.

“Karrigia e Dritanit nuk është pengesë. Kemi kërkesat tona në kuvend dhe jemi të vetmit që I kemi paraqitur me ndershmëri. Ne kemi hequr dorë nga posti i kryeministrit”, është shprehur Abazoviq.

Ndër të tjera ai ka shtuar se prioritet duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit.

Të ngjashme