Drogë dhe armë, arrestohen tre persona në Pukë, nën hetim kryeplaku i fshatit

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë janë arrestuar nga Policia në Pukë dhe kryeplaku i fshatit është nën hetim për shpërdorim detyre.

Arrestimi është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Dosja.al mëson se të arrestuarit janë: Fatjon Lleshaj, 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; Admir Marku, 28 vjeç dhe Edmir Marku, 37 vjeç, të dy banues në Laç. Të arrestuarit akuzohen për: “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Ndërsa kryeplaku i fshatit M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, është nën hetim për shpërdorim detyre.

Njoftimi i Policisë:

Pukë

Finalizohet operacioni i koduar “Arat”.

Operacioni për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen drogë, armë e municion luftarak.

Në pranga tre shtetas.

Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”, shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Si dhe është proceduar penalisht shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e lartpërmndur .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë për veprime të metejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme