Oficerët korrektues në shëtitoren e Qendrës së Paraburgimit në Prizren kanë gjetur një qese me 16.69 gramë substanca narkotike, që dyshohet të jetë të dyshuara si marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë, kjo qese me substanca narkotike ishte lënë nga ndonjë person i panjohur.
Tutje thuhet se si dëshmi materiale nga njësiti policor janë konfiskuar substancat narkotike dhe se rasti është duke u hetuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 8:30.