Policia italiane ka realizuar një operacion ku ka vënë në pranga katër italianë dhe një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjithçka nisi shtatorin e vitit të shkuar, kur gjatë një kontrolli në rrugë në Martinsicuro, karabinierët ndaluan dy persona, që në makinë kishin 171 kilogramë marijuanë.
Pas hetimeve dhe informacioneve të marra nga këta dy persona, autoritetet arritën të shkatërronin plotësisht bandën kriminale, duke arrestuar edhe pesë persona të tjerë, mes tyre dhe një shqiptar.
Policia nuk i ka bërë të njohur emrat e tyre, por thotë se janë të moshës nga 46 deri në 55 vjeç.
Dy prej të arrestuarve, sipas policisë, ishin të dënuar më parë për vjedhje.
Mediat italiane bëjnë të ditur gjithashtu se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa më pas të arrestuarit e shpërndanin në zonat e tyre.