Dronët francezë fillojnë dërgimin e pakove nga Posta

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 10:32 | Nga

Postës Franceze i është dhënë drita jeshile për të filluar dërgesat e pakova përmes dronëve. Autoriteti i Aviacionit Civil në Francë dha miratimin e kjo nuk do të thotë se qiejt francezë krejt papritmas do të pushtohen nga objekte fluturuese të paidentifikuara.

Fillimisht dronët do të mund të fluturojnë në distanca deri në 9 milje një herë në javë në provincën jugore të Provence.

Testimet do të kryhen nga DPD Group, një filial ndërkombëtarë i postës kombëtare franceze Groupe La Poste.

Një terminal dërgesash është zhvilluar për tu ardhur në ndihmë fluturimit dhe uljes së dronëve. Një testim në Shtator të 2015-ës, droni fluturoi për 8.7 milje me një pako me peshë 1.5 kilogram.

Nisma më e re e autoriteteve franceze shënon fillimin e një konkurrence të ashpër me Amazon e cila gjithashtu ka filluar testimet në Kembrixh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme