Dua Lipa e mahnitshme për koleksionin e ri të “Patrizia Pepe”

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 09:00 | Nga

Këngëtaret shqiptare që kanë arritur famë ndërkombëtare në muzikë, kërkohen edhe nga fushat e tjera.
Ato janë bërë imazh i markave të njohura në botë, madje kanë hapur edhe biznese personale, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa tash e një kohë është imazh i brendit të veshjeve “Patrizia Pepe”, e së fundi ka realizuar fotosesionin për koleksionin e ri.

Në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën ishte me veshje nga koleksioni i fundit i “Patrizia Pepe”, e që dukej për mrekulli.

Kujtojmë që projekti i fundit nga këngëtarja është “IDGAF”, këngë e cila është pritur shumë mirë.

https://www.instagram.com/p/Bgfsi2wF7_P/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_control

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme