Revista e famshme “Vogue”, për kopertinën e të cilës pozoi zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, pak ditë më parë, i ka dedikuar një artikull këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa.
Këtë e njoftoi vetë këngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila po shënon hapa të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare.
Ajo ka ndarë në foto në Instagram, foto e cila është pjesë e setit që është shfaqur sot në numrin e ri të revistës së famshme të modës Vogue.
Në artikullin që i dedikohet këngëtares me orgjinë shqiptare, Dua nuk cilësohet vetëm si këngëtare me një vokal shpërthyes, por edhe si një ndër artistet më me stil inspiruar nga moda e viteve 1990-të.
Këngëtarja e cila po përgatitet për të publikuar albumin e saj të ri në shkurt të 2017, është një shembull dhe inspirim për të gjithë me stilin e saj të veçantë, thuhet ndër të tjera në artikullin dedikuar 21-vjeçares.