Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 12:00 | Nga

Këngëtarja Dua Lipa feston sot (e hënë) ditëlindjen e sa, dhe nëse nuk e keni ditur ajo mbushë 21 vjet.

Dua është njëra ndër këngëtaret më të njohura të momentit. Ajo filloi karrierën e saj në moshën 14 vjeçare, me cover-at e këngëve të saj të preferuara nga artistë si Christina Aguilera dhe Nelly Furtado. Ndërsa në vitin 2015, Dua filloi të punojë në albumin e saj debutues për “Warner Bros Records”, duke përdorur të njëjtin ekip të menaxhimit si Lana Del Rey.

Gjatë këtij viti ajo publikoi dy këngë të reja, shumë të suksesshme “Last Dance” dhe “Hotter than Hell”, gjithashtu mbajti dy koncerte gjigante në Prishtinë dhe Tiranë.

Këngëtarja vetëm 21 vjeçare, pritet të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme ndërkombëtare në të ardhmen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme