Dua Lipa në intervistë me Shpend Ahmetin

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Përmes një postim publik në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa shpreh mirënjohje dhe falënderime për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ajo përgëzon punën e Ahmetit sa i përket masave të marra në luftën kundër koronavirusit.

Ajo po ashtu paralajmëron një intervistë live me Ahmetin të dielën në mbrëmje nga ora 21:00.

“Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.

Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.

Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielën mbrëma.” – shkruan këngëtarja në postimin e bërë. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/B_sDkl-Bn4b/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme