Duke i mbajtur paratë në bankë, Qeveria Kurti ka humbur dhjetëra miliona

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 13:24 | Nga Ilir Ibrahimi

Sipas një analize të thjeshtë të Time Value of Money, del që Qeveria e Kosovës duke i mbajtur mesatarisht rreth 500 milionë euro në balancing bankar gjatë një viti, i ka humbur rreth 30 milionë vetëm me këtë veprim.

Kjo humbje është vetëm nga fakti që paratë janë mbajtur në konto bankare në një kohë kur inflacioni ka qenë më i larti në historinë moderne.

Nëse kësaj i shtohet efekti multiplifikator që do të mund të kishin këto para nëse do të futeshin në ekonomi, atëherë humbja shkon në qindra miliona, në mos më tepër.

Këtë debat do të kisha dëshirë ta dëgjoj sot nga doktorat e ekonomisë që po mbajnë fjalime sot në Kuvend.

Të ngjashme