Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është takuar me kryetarin e Komunën e Vitisë, Sokol Halitin, raporton Ekonomia Online.
Dumoshi me këtë rast ka ngushëlluar familjen e doktorit nga Vitia, Fadil Zuka, mjeku i parë në Kosovë që vdes si pasojë e Coronavirusit.
“Ngushëllojë familjen e doktorit Zuka, kjo është humbje e madhe për komunë dhe të gjithë ne”.
Vizita e saj në këtë komunë vjen pas një varg takimesh që ajo ka zhvilluar nëpër komunat në vend. Prandaj sipas saj, është obligim dhe detyrë bashkëpunimi me të gjithë kryetarët e komunave.
“Si ministre e kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave”.
Kur foli për projekte tha se buxheti i vitit tjetër do të fokusohet në ndihmë të rinisë e kulturës.
“Vitia i ka specifikat e veta, e kemi shkollën e parë shqipe në Stubullë, pesë shekujsh. Jemi të interesuar për bashkëpunim”.
“Renovimin e shtëpisë së kulturës do ta bëjmë, është themeluar edhe teatri edhe ne do të ndihmojmë. Krejt investimet do të shkojmë për rininë, kulturën, e kemi në plan edhe truizmin kulturor”.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar ministren për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke sqaruar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e renovimit të Shtëpisë së Kulturës, raporton EO.
“Diskutuam për projekte që po punohet, nënshkruam një memorandum për vazhdimin e renovimit të Shtëpisë së Kulturës”.