Duplantis vë rekord të ri botëror në kërcim me purtek

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kampioni evropian Armand Duplantis ka vënë rekord të ri botëror në kërcim me purtek në një turne ndërkombëtar të atletikës të shtunën.

20-vjeçari nga Suedia arriti të kapërcejë lartësinë prej 6.17 metrash në tentativën e dytë në turneun në ambient të mbyllur në Poloni për të thyer rekordin e francezit Renaud Lavillenie, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Lavillenie, kampioni olimpik i 2012-s, kishte kërcyer në 6.16 metra lartësi në shkurt të 2014-s.

“Ishte diçka që e kam dashur që kur isha tre vjeç”, ka thënë Duplantis, fituesi i medaljes së argjendtë të botërorit 2019. “Është vit i madh, dhe mënyrë e mirë për ta nisur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme