Durmishi kërcënon “mediet e pushtetit”, do t’ju tërheqim zvarrë

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 18:36 | Nga

Hysen Durmishi, anëtar i Vetëvendosjes, dhe njëherit edhe Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, i ka kërcënuar hapur gazetarët, se në momentin që partia e tij vjen në pushtet, do t’i tërheqin zvarrë.

Durmishi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, u ka dërguar mesazh medieve se nuk do t’i harrojnë dhe nuk do t’i falin kurr.

Ai këtë e ka bërë duke iu referuar raportimit të medieve lidhur me rastin Dehari.

Mediet së fundmi kanë nxjerrë dëshmi rreth vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, duke publikuar videot e kamerave të sigurisë, si dhe pjesë nga ditari i tani të ndjerit.

“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

durmishi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme