Durrës, sekuestrohen 89 kg kanabis

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 13:35 | Nga

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 89 kg kanabis sativa dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e saj nga fshati Kameras i Fushë-Krujës.

Droga ishe sistemuar në 14 thasë pranë një guroreje, brenda një kontejneri në vendin e njohur si Krastë, shkruan tch.

Policia u informua në rrugë operative mbi ekzistencën e saj dhe gjatë kontrollit, pasi gjeti sasinë e drogës, vuri në pranga Arben Balliun dhe shpalli në kërkim një 42-vjeçar nga fshati Arramenas i Krujës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme