Dushi: Ndërtimi i shtetit ligjor, kryesfidë

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 14:38 | Nga

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi sot ka marr pjesë në tryezën me temën “Sektori i drejtësisë në Kosovë: Promovimi i bashkëpunimit në mes institucioneve të sektorit të drejtësisë” e organizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.

Duke folur për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, zëvendësministri Dushi tha se Ministria e Drejtësisë është në komunikim dhe bashkërendim të aktiviteteve me institucionet tjera relevante të drejtësisë, sa i përket forcimit të kapaciteteve dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë, me të cilin synohet që të ketë shkëmbim të informacioneve të sakta sa i përket identifikimit dhe evitimit të problemeve të cilat paraqiten në sektorin e drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë, në kuadër të funksionit dhe përgjegjësive të veta lidhur me hartimin e politikave dhe legjislacionit, ekzekutimin e sanksioneve penale, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, menaxhimin e aseteve te konfiskuara dhe të sekuestruara – është e hapur për ofrim të bashkëpunimit drejt forcimit të sistemit të drejtësisë”, tha zëvendësministri Dushi.

“Republika e Kosovës, institucionet e saj, kanë para vetës një nga sfidat më të rëndësishme, mund të them lirisht, njëkryesfidë e që është ndërtimi i shtetit ligjor. Pa arritjen e këtij synimi, është pothuajse i kot angazhimi dhe investimi në segmente të tjera, sepse ky synim qëndron në themel të të gjitha zhvillimeve pozitive brenda shtetit dhe shoqërisë sonë”, shtoi Dushi.

Më tej Dushi tha se bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të drejtësisë, nuk duhet ta vlerësojmë vetëm si një detyrim moral për shkak të përgjegjësive të përafërta që kemi, me qellim që të na e lehtëson punën dhe që të ndërtohet një sistem shumë efikas të drejtësisë në Kosovë.

Në fund të fjalës së tij Zëvendësministri Dushi shtoi se në Kosovë tashmë ekziston mekanizimi për koordinimin e institucioneve të drejtësisë, i mbështetur nga UNDP. Ky mekanizëm përbëhet nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe ka si qëllim vlerësimin e gjendjes në institucionet e drejtësisë, koordinimi i donatorëve në këtë sektor si dhe identifikimi i nevojave për mbështetje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme