Dy burra llapjanë sulmojnë gratë e tyre

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 10:01 | Nga

Policia njofton se dy persona në Podujevë kanë sulmuar gratë e tyre, derisa njërës i është ofruar tretman mjekësor.

Si njofton Policia, viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i  saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

“I njëjti është dërguar në spitalin e neuropsikiatrisë pasi që i njëjti sipas familjarëve është person me nevoja të veçanta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij K/Shqiptare duke e goditur atë në fytyrë.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar , kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme