Nënkryetari i Komunës së Shtimes Fatmir Rashiti i cili njëkohësisht mbante edhe postin e anëtarit të PDK-së është larguar nga këto dy pozita me shumë pakënaqësi që ia ka adresuar udhëheqjes aktuale të kësaj komune.
Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të komunës si dhe anëtarit të PDK-së.
Rashiti ka konfirmuar për “Zërin” dorëheqjen e tij si dhe ka pranuar se arsyet e kësaj dorëheqje lidhen me pakënaqësi me kryetarin aktual të komunës Naim Ismajli, sipas të cilit Ismajli është personi që po pengon zhvillimin e reformave, raporton Zëri.info.