Dy finalet e “Championsit” e bëjnë të pavdekshëm Shaqirin

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Mund të kalojë kohë e gjatë që një futbollist shqiptar të fitojë Ligën e Kampionëve, e edhe më e gjatë të sigurojë dy finale të Ligës së Kampionëve, sikur ka bërë Xherdan Shaqiri.

Futbollisti nga Kosova me shtetësi zvicerane do të kthehet në finalen e “Championsit” më 1 qershor, kur skuadra e tij Liverpool do të ndeshet me Ajaxin në Madrid.

Por njëjtë sikur gjashtë vjet më parë kur fitoi titullin e garës më të çmueshme evropiane me Bayernin, edhe këtë herë roli i Shaqirit te skuadra e tij mbetet periferik, shkruan sot Koha Ditore.

Ai mund të fitojë titullin e dytë të Ligës së Kampionëve, por vazhdon të mbetet në kërkim të vendit në ekipin e parë.

Shaqiri luajti në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Barcelonës, të cilën Liverpooli e fitoi 4:0 të martën, por kjo paraqitje ishte e para si titullar pas shumë kohësh. Dhe, për më tepër, ajo iu mundësia pasi dy lojtarë të sulmit, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino ishin të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme