Dy gra humbin ndjenjat në protestën e Laknasit

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur ndjenjat në protestën që banorët e Lakansit po bëjnë kundër një firme private që ka marrë lejen që të ndërtojë një subjekt në tokën pranë banesave të kësaj zone. Kanë qenë një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë humbur ndjenjat në përplasjen e tyre me policinë.

Në vendin e ngjarjes ku banorët e Laknasit po protestojnë kundër vendimit të firmosur nga ish kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu për të dhënë tokën një kompanie private, ka shkuar ambulanca.

Më parë dy gra nuk janë ndjerë mirë dhe u ka rënë të fikët. Ndërkohë punonjësit e ambulancës po mundohen të marrin me barelë dy gratë që nuk janë ndjerë mirë.

Banorët vijojnë me deklaratat e tyre duke thënë se ka më shumë se 100 vjet që ata mbjellin pyllin ndërsa bashkia ka dhënë për të ndërtuar një thertore.

Banorët shprehen se tokën aty e kanë mbjellur vetë me pemë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohet stallë derrash. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme