Dy gra të veshura si murgesha tentojnë ta plaçkitin bankën(Foto)

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 16:48 | Nga

Policia njofton se dy gra të maskuara si murgesha kanë tentuar ta plaçkitin një bankë në Pensilvani të SHBA-së.

Autoritet thonë se ato u futen në bankën “Citizens Bank” afër Tennersville. Njëra prej grave e ka nxjerrë revolen duke i kërkuar para sportelistit në bankë, transmeton Express.

Megjithatë, ato kanë ikur pa marrë asgjë.

Ato kishin veshur petka dhe shami të zeza të murgeshave. Po ashtu, njëra prej tyre kishte vënë edhe syze.

FBI-ja është duke e hetuar rastin dhe ka postuar fotografi nga ngjarja.

Image

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme