Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Cadizit dhe në Champions ndaj Shakhtarit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridi.
Pas humbjes të së mërkurës në Ligën e Kampioneve, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes për t’u përballur me lojtarët, diçka që nuk ndodh shpesh te klubi madrilen, shkruan “Panorama”.
Kjo tregon edhe njëherë se situata te Reali nuk është aspak e qetë. Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zinedine Zidanes nga drejtimi i skuadrës.
Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Moenchengladbachut në Ligën e Kampioneve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.