Dy persona sulmohen dhe kërcënohen me armë në mal në Han të Elezit, të dyshuarit në arrati

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë raportuar në Polici se janë kërcënuar me armë dhe sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 19:00, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.

Dy ankues meshkuj kanë deklaruar se, derisa ishin në mal, janë takuar me katër të dyshuar meshkuj, të cilët dyshohet se i kanë kërcënuar me armë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë, të dyshuarit aktualisht gjenden në arrati, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Të ngjashme