Dy persona vdesin nga orteku në malet skoceze

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur nga një ortek që ndodhi në Ben Nevis, në malet skoceze, raportoi Policia lokale.

Po ashtu edhe dy persona të tjerë u plagosën.

“Policia Skocia aktualisht është duke koordinuar një ekip shpëtimi malor pas raporteve të një orteku që ndodhi mbi Ben Nevis këtë mëngjes”, thuhet në postimin e policisë.

Ben Nevis, që ndodhet në Skoci, është maja më e lartë në Britani të Madhe. Ajo qëndron në 1.345 metra mbi nivelin e detit dhe shpesh vizitohen nga turistët për ecje dhe ngjitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme