Rreziku nga orteqet lë qendrën e skijimit në Brezovicë të mbyllur

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Qendra e skijimit në Brezovicë po vazhdon të jetë e mbyllur.

Kjo qendër fillimisht ishte mbyllur për skijim për dy ditë duke filluar nga dita e shtunë, ndërsa sot është bërë e ditur se ende nuk është liruar për qarkullim.

Rreziqet nga orteqet janë prezente me gjashtë orteqe rreth pistës së skijimit përderisa dy të tjerë kanë bllokuar rrugën kryesore që të çon në Brezovicë.

Dy ditë më parë si pasojë e një orteku bore në Brezovicë humbi jetën zëvendësministri i diasporës, Arian Daci, përderisa miku Ardian Bakalli u lëndua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme