A do të hapet ura?
A do të hapet tuneli që lidhë Tetovën me Prizrenin?
Dy projekte jetike të dëmtuara nga popullizmi.
Kosova po pëson nga popullizmi dhe euforia paraelektorale. Mjafton që të analizosh këto dy projekte me kokë të ftoftë dhe është shumë i lehtë konstatimi se vet ne i dëmtuam ato.
A ka pasur alternativë metodologjia ekzistuese. Shumë më lehtë do të ishte që në diskrecion të plotë në koordinim të plotë me NATO dhe Ambasadat Aleate pa media dhe pa patriotë portalesh të bisedohej dhe negociohej hapja e urës. Nuk e di sigurt se a do të ishte strategji krejt e suksesshme por dy gjëra nuk do të ndodhnin:
Në politikë mundet gjithçka të ndodhë. Në fakt nga perspektiva pothuajse e çdo mekanizmi të shoqërisë tonë nuk ka asnjë arsye që ura të mbahet e mbyllur dhe gjithmonë ekziston shpresa që mekanizmat e NATO-s të vijnë në konkluzion që ska rrezik për sigurinë dhe të hapet por pavarësisht të gjithave dëmi mbetet
I njëjtë është pak a shumë fati i tunelit Prizren-Tetovë. Me vite të tëra ka lobuar BDI dhe Ali Ahmeti tek partnerët qeveritarë LSDM se një projekt i tille do të ishte projekt fitimprurës se do të krijonte vende pune dhe do të rriste shkëmbimin tregtar në mes Kosovës dhe Maqedonisë. Dhe kishin të drejtë. Ky projekt do të afronte qytetarët e dy komunave por njëkohësisht do të përmirësonte shumë ekonomitë e dy zonave kufitare.
Me 13 Gusht 2023 Kurti bashkë me Kasemin organizuan një tubim të madh në Tetovë ku përveç atmosferës tërësisht patriotike u vërejtën edhe harta të Shqipërisë Etnike të korrigjuara nga padrejtësitë shekullore. Fjalim patriotik i Kurtit që ngriti emocionet e shqiptarëve atje. Por a ishte vendi dhe momenti për shfaqje të tilla? A ishte e mençur një gjë e tillë?
Reagoi ish-Presidenti Pandurovski, reaguan zyrtarë të ndryshëm Maqedonas por mbi të gjitha reagoj krye opozitari Mickovski i cili shfrytëzoj këtë ngjarje për të zgjuar nacionalizmin e fjetur maqedonas e posaçërisht mobilizoj frymën pro- serbe që ende është e fuqishme në Maqedoni. Ishte ndihme e madhe për Mickovskin që të fitoj bindshëm zgjedhjet por ishte edhe një përkrahje për satelitët e Kurtit që të mënjanojnë Ali Ahmetin e i cili ka pas mbërri që këtë projekt ta aprovojë në mbledhje të Qeverisë Maqedone
Tash është Mickovski në pushtet dhe disa të defektuar shqiptarë nga BDI-ja.
Albini njëanshëm para dy jave ka filluar harxhimin e dhjetëra miliona eurove para publike dhe ka filluar punimet në këtë projekt por nga ana e Maqedonisë së Veriut askush nuk flet për këtë projekt dhe gjasat janë reale që të paktën në 8 vitet e ardhshme projekti do të mbetet në sirtar. Albini me VLEN-in dhe populizmin e tyre e vranë ende pa filluar