Dy raste të dhunimit brenda javës në Kosovë, Haxhiu i bën thirrje institucioneve t’ i trajtojnë këto raste me seriozitet

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, bëri të ditur se brenda javës janë raportuar dy raste të dhunimit seksual.

Haxhiu tha se këto raste janë nga qyteti i Mitrovicës.

Ajo theksoi se institucionet duhet të i trajtojnë me seriozitet rastet.

Njoftimi i plotë:

Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë.

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.

Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin denimin sipas legjislacionit ne fuqi.

Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Montag, 11. Mai 2020


Të ngjashme