Shteti rus dihet historikisht se ka pasur qëndrime kundër Kosovës.
Një qëndrim të tillë e ka pasur përfaqësuesi i Policisë ruse për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Përfaqësuesi rus është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Por një qëndrim tjetër ka pasur zyrtari tjetër rus që është anëtar i lartë i organizatës së Interpolit
Ai ka lexuar raportin vlerësues për Kosovën. Raport i sekretariatit që e rekomandon votimin pro.
Mediat serbe përndryshe kanë kritikuar Rusinë, se ia kanë kthyer shpinën Serbisë në këtë betejë.