Dy serbë arrestohen për mashtrim me telefona

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “mashtrimi” ka ndërmarrë disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

Marr parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovisës Jugu, sot është realizuar arestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.

Personat e dyshuar janë:

• S.D; (1982) mashkull, shtetas i Serbisë dhe
• S.S; (1967) mashkull serb/kosovar

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy pesonat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngjashme