Në ceremonitë e MTV VMA gjithmonë vlerësohet edhe veshja. Jemi mësuar që në të kaluarën, Rita Ora vazhdimisht ka marrë lëvdata për zgjedhjet e saja. Por, këtë herë nuk ka ndodhur kështu.
Këngëtarja e famshme shqiptare është kritikuar për përzgjedhjen që ka bërë duke u përfshirë në listën e atyre që u veshën keq në këtë eveniment.
Megjithëse dukej mjaft atraktive, ekspertët vlerësojnë se Rita nuk kishte bërë zgjedhjen e duhur në këtë ceremoni.