Dy të armatosur i grabisin 200 euro një gruaje në Prishtinë

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë grabitur 200 euro një gruaje në Prishtinë.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash prej 200 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Policia shton se rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme