Dy të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 14:33 | Nga

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën Fushë Kosovë- Podujevë.

Sipas disa fotografive të dërguara në redaksinë e “Indeksonline” shihen se dëmet materiale janë të mëdha.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti i sotëm në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” ka përfunduar me dy persona të lënduar.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfrimuar zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 13:30 në autostradën që të lidhë për Trudë. Janë të përfshira dy vetura, janë dy persona të lënduar të cilët janë transportuar për në Qendër Emergjente”, ka thënë Krasniqi.

 

Të ngjashme