Dy të lënduar në një aksident në fshatin Peran të Podujevës

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Peran të Podujevës.

Kështu bëri të ditur për Klan Kosova Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar pë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Të ngjashme