Dy persona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident në fshatin Raushiq të Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur të premten në orës 07:55 mes dy veturave.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari ka pësuar lëndime të lehta i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.