Dy persona tjerë të lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur në Ferizaj, do të dërgohen për trajtim jashtë vendit, saktësisht në Grac të Austrisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi ministria e Shëndetësisë.
Fluturimi për të lënduarit do të kryhet në ora 14:45, ndërsa për përcjelljen e tyre në Aeroport do të jetë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.