Dy të vdekur pas një aksidenti në Tiranë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me dy viktima është regjistruar gjate orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident dhe një prej pasagjerëve në automjet.

Policia bën me dije se viktimë ka mbetur shoferi, Luan Cenollari, ndërsa po ashtu ka humbur jetën si pasojë e përplasjes edhe pasagjeri 69 vjeç, Ali Bejo.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është identifikuar me emrin Emirjan Doko, 30 vjeç. Ky person ka qenë shoferi i mjetit “Citroen” që ka shkaktuar aksidentin. Paraprakisht dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar dhe ka qarkulluar me shpejtësi duke kaluar rrugën me semafor të kuq.

Nga kontrolli i mjetit i është gjetur një armë zjarri tip pushkë, raporton tvklan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme