Dy persona, tregtarë të dyshuar droge, kanë vdekur pas një përleshjeje me armë mes bandave pranë resorit meksikan të Kankun, thonë prokurorët.
Të shtënat kanë ndodhur ne një plazh në Bahia Petempich, Puerto Morelos, ka njoftuar në Tëitter zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Quintana Roo.
“Dy prej tyre humbën jetën”, thuhet në njoftim.
Më shumë se 300,000 njerëz kanë humbur jetën në vrasjet e lidhura me kartelin në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë për të luftuar krimin e lidhur me drogën në vitin 2006.