Dy të vrarë dhe katër të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori, Oleg Sinegubov përmes një shkrimi në Telegram, ka bërë të ditur se nga bombardimet në rajonin verior të Kharkivit të Ukrainës janë vrarë dy persona.

Ai përmes këtij postimi tha se Rusia ka lëshuar dy bomba ajrore në një fshat në rrethin Kupiansk të këtij rajoni, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sinegubov njoftoi se të vrarët janë një grua dhe një burrë i moshuar, derisa bëri të ditur se edhe tri gra dhe një trevjeçar janë plagosur nga ky sulm me bombë.

Të ngjashme