Dy tërmete të forta goditën brigjet jugore të Kubës mbrëmjen e së dielës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 gradë, ndodhi rreth një orë pas tërmetit të parë me magnitudë 5.9, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohen të lënduar dhe nuk ka alarm për tsunami.
Epiqendra e lëkundjes së dytë ishte në një thellësi prej 23.5 kilometrash nën oqean dhe në një distancë prej rreth 40 kilometrash nga bregu i Bartolome Maso, në provincën e Granma.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte në një thellësi prej 14,2 kilometra në oqean, në një distancë prej rreth 35 kilometra nga bregu i Bartolome Maso, në provincën e Granma, dhe në një distancë prej rreth 175 kilometra nga Santiago de Kuba, qyteti i dytë më i madh i ishullit.