Dy vajza në QKUK po presin rezultatet për Coronavirus

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Dy persona, të dyja këto femra njëra e vitit 2000 tjetra 1997, janë pranuar ne Infektivë me dyshimet për coronavirus.

Analizat për te njëjtat janë marre dhe pritet të dalin sot gjatë ditës.

Të dy këto femra janë izoluar në dhomat e veçanta në Klinikën Infektive, raporton Gazeta Express.

Deri më tani në QKUK janë bërë analiza të disa personave dhe asnjë nuk është diagnostikuar me virusin e quajtur Covid-19.

Në Shqipëri ndërkaq të dielën mbrëma janë konfirmuar dy raste të prekura me koronavirus. Njëri prej të prekurve kishte ardhur nga Italia, ndërsa është infektuar edhe babai i tij.  

Italia është shteti evropian që ka më së shumti banorë të infektuar me koronavirus. Deri të dielën janë regjistrua 7 mijë dhe kanë vdekur 366 vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme