Dy vetura janë djegur dhe një është dëmtuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit dhe se deri tani ka pasur informacione të ndryshme rreth asaj se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.
Sipas tij, shkak për djegien e dy veturave dhe dëmtimin e njërës mund të ketë qenë rryma elektrike, më saktësisht një trafo që është afër.
Por Hoti ka deklaruar se kjo akoma nuk është konstatuar dhe se nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënëses së qëllimshme. Ai ka thënë se njësitë policore janë në terren dhe janë duke hetuar rastin.