Dy vjeçarja mbytet në pishinën e shtëpisë

Podujevë | 06 Kor 2016 | 14:12 | Nga

Një fëmijë i moshës dy vjeçar i gjinisë femërore, ka ndërruar jetë të martën, pasi ka rënë në pishinën e cila gjendej në oborrin e shtëpisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Llapi.info, Zyrtarja për Infomim në Policinë e Stacionit të Podujevës, Antigona Çitaku-Dibrani.

Sipas Çitaku-Dibranit, në polici rasti është raportuar në ora 17:55. Ajo ka treguar se sipas babait të fëmijës, fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën, e cili ka qenë në oborr të shtëpisë.

“Fëmija është dërguar menjëherë në QKUK. Vdekja e fëmijës është konstatuar në QKUK në ora 17:20″, ka thënë Çitaku-Dibrani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme