“Dybala do të shkojë në Inter, jam 100% i sigurt”

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Po përgatitet goditja e shekullit në Serie A.

Paulo Dybala po mendon të ndërrojë Juventusin me rivalin e përbetuar, Interin.

Sipas agjentit, Furio Valcareggi, Dybala 100% do ta veshë fanellën e rivalit, diçka që do ti irritonte tifozët e Juves për ta quajtur edhe tradhtar sulmuesin argjentinas.

Në një intervistë për “fcinter1908.com”, ait tha: “Dybala do të shkojë te Interi, e konfirmoj. Jam 100% i sigurt. Nuk po flas rastësisht. I di arsyet, por preferoj të mos i zbuloj. Dybala do të shkojë 100% te Interi”.

Dybala po refuzon të rinovojë me Juven dhe do të jetë lojtar i lirë në verë.

Të ngjashme