Nga fillimi i procesit të dialogut Kosovë – Serbi, përkatësisht nga viti 2011, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar 12 rezoluta të ndryshme, me anë të së cilave është artikuluar qëndrimi i këtij institucioni kundrejt procesit të dialogut, por të njëjtat nuk janë zbatuar asnjëherë deri më tani nga Qeveria.
Organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e Kuvendit kanë deklaruar se moszbatimi i këtyre rezolutave të Kuvendit ka ndodhur pikërisht për shkak se ekzekutivi i vendit nuk ka dashur të dëshmojë transparencë në këtë proces.